Politika

“Lutja e paqes”, Klosi: 4000 vizitorë në Tiranë, marshim në bulevard

Shqipëria është zgjedhur si vendi ku do të zhvillohet takimi i 28 i Konferencës Ndërkombëtare të Paqes që do të zhvillohet në datat 6-7-8 shator dhe do të mbledhë përfaqësues të komuniteteve fetare nga e gjithë bota.

Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se ceremonia e inaugurimit do të zhvillohet të dielën më 6 shtator, në Pallatin e Kongreseve, dhe do të kulmojë me marshimin në Bulevardin e Tiranës dy ditë më vonë. Ministri Klosi bëri me dije se nga ana e qeverisë janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti të rëndësishëm, gjatë të cilit Tiranën pritet ta vizitojnë 4 mijë të huaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button