Politika

Xhaçka: Prenga ka humbur çdo të drejtë morale të jetë pjesë e Partisë Socialiste

Partia Socialiste ka reaguar për ngjarjen e Laçit me anë të deputetes Olta Xhaçka, e cila ka deklaruar se Selia Rozë “e dënon me ashpërinë më të madhe përfshirjen e Armando Prengës në këtë ngjarje dhe ai ka humbur çdo të drejtë morale të jetë pjesë e PS”.

“Çdo deputet ka për detyrë që të mbrojë dhe promovojë faktin se kultura e pandëshkueshmërisë ka vdekur. Përshëndes Policinë e Shtetit sepse me ndalimin pa asnjë lloj dallimi të kujtdo, tregoi se forca e ligjit është mbi gjithçka”, tha Xhaçka.

“Partia Socialiste nuk është strehë ku mund të gjejë strehë kushdo që shkel ligjin”, shtoi deputetja e PS-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button