Home / roze / Përfundojnë xhirimet e “Fast & Furious 7”

Përfundojnë xhirimet e “Fast & Furious 7”

vinmichelleBashkëpunëtori i saj ndër vite në seritë e “Fast & Furious”, Paul Walker humbi jetën tragjikisht në një aksident të ndodhur nëntorin e vitit të shkuar, por Michelle Rodriguez po bën gjithcka që kujtimi i tij të mos harrohet.

Aktorja 35-vjeçare postoi në internet një foto së bashku me Vin Diesel, protagonistin tjetër të filmit me mbishkrimin: “Kjo është për ty P. Shpresoj të ndjehesh krenar me ne!”

Në foto Vin është i ulur në timon, ndërsa Rodriguez është në ulësen e parë të pasagjeres në atë që duket si makinë garash e përdorur edhe në xhirimet e serisë së shtatë të filmit që Paul Walker la përgjysmë.

Xhirimet e filmit kanë përfunduar dhe mungesa e Paul Walker është plotësuar nga vëllai i tij që i ngjason shumë, 25-vjeçari Cody

Leave a Reply

%d bloggers like this: