Home / Horoskopi / Horoskopi për datën 8 shtator 2015

Horoskopi për datën 8 shtator 2015

Dashi

Çdo ditë që kalon nuk duhet humbur nëse dëshironi që të ndreqni gabimet tuaja. Duhet të pastroni miqësitë tuaja si në jetën reale ashtu edhe në atë virtuale. Jupiteri do t’ju bëjë të padurueshëm.

Demi

Disa mund të kenë probleme me partnerët e tyre, ndërsa beqarët mund të ndihen të dekurajuar. Sot Afërdita nuk do t’ju buzëqeshë të gjithëve. Mos u rrëmbeni nga emocionet e ndryshme.

Binjakët

Dikush do t’ju tërheqë prej “xhakete” dhe do t’ju bëjë që të nxitoheni. Ndaj bëni kujdes sepse mund të gjendeni mes shumë problemesh. Mundësi të mira për të gjetur një punë të momentit.

Gaforrja

Do t’ju njihet një e drejtë dhe kjo gjë padyshim do të jetë shumë e mirëpritur nga ju. Pak mundësi të mira për beqarët në aspektin e dashurisë. Ndërsa të martuarit do të kenë debate të vogla.

Luani

Sot nëse do të keni mundësi të ndihmoni dikë dhe do të bëni shumë mirë. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të dhënë dhe për të marrë lumturi.

Virgjëresha

Do të ishte një ditë e mrekullueshme nëse nuk do të merrnit një lajm jo fort të mirë pasdite vonë. Mund të kërkoni një zgjidhje të ndryshme nga ajo që kishit imagjinuar.

Peshorja

Bëni kujdes që të kurseni aq sa të mundni, sepse në vijim mund të keni shumë nevojë për para. Në aspektin e dashurisë, fati duket se nuk do të jetë aspak me ju sot.

Akrepi

Nëse do të largoni personat negativë rreth jush, atëherë do të ndiheni shumë më mirë. Dëshironi të jeni në qendër të vëmendjes, por bëjini gjërat më me qetësi.

Shigjetari

Sot mundohuni të ndryshoni mënyrën e të shprehurit të gjërave. Në këtë mënyrë do të ndiheni më të qetë. Do të ndiheni vetëm dhe të pasigurt ndaj zgjidhni miqtë e duhur.

Bricjapi

Ju pret një periudhë sprovash dhe sot është një nga ato ditë në të cilën durimi dhe diplomacia juaj do të vihen në provë të fortë. Do të jeni nervozë, por shëndetin mos e lini pas dore.

Ujori

Do të ndiheni të lodhur, pesimistë dhe me një humor të përzier. Mundohuni të kaloni një mbrëmje me njerëzit tuaj e dashur për të marrë qetësimin e dëshiruar.

Peshqit

Sot mund të keni pak fat, një fitore të vogël, një mundësi të vogël dhe po ashtu një propozim të vogël. Mundohuni që të mos i humbni rastet sepse çdo gjë do të shkojë mirë në fund, pavarësisht fatit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: