Home / Politika / BE vlerëson angazhimin e OSBE-së në Shqipëri

BE vlerëson angazhimin e OSBE-së në Shqipëri

Delegacioni Bashkimi Europian  pranë OSBE-s në Vjenë, ka përshëndetur raportin e mbajtur përpara Këshillit të përgjithshëm të kësaj organizate, nga kreu komisionit të OSBE-s në Tiranë ambasadori Florian Raunig.

BE-ja vlerëson punën e OSBE-s duke ndihmuar Shqipërinë në përmbushjen e angazhimeve të OSBE-s dhe fokusin në promovimin e demokracisë dhe konsolidimin e institucioneve.

BE ndan të njëjtin medim me ato të ambasdorit të OSBE-s në Tiranë për sa i përket dialogut politik,mes qeverisë dhe opozitës, punës konstruktive të parlamentit si një element i rëndësishëm në realizimin me sukses të reformave.

Në këtë deklaratë të BE-s theksohet se pavarësisht progresit të shënuar ndaj konrrupsionit, krahasuar me 1 vit më parë, korrupsioni dominon në disa fusha përfshi drejtësinë duke përbërë një problem serioz.

“Vlerësojmë përpjekjet e Shqipërisë përballë sfidave në luftën me ekstremizimin e dhunshëm duke organizuar një samit për këtë çështje në Tiranë më 19 deri 21 Maj 2015”, thuhet në deklaratë në fund të së cilës BE, falenderon ambasadorin Raunig dhe stafin e tij për atë që BE e thekson si një punë të një kualiteti të lartë përfshi bashkëpunimin politik ekselent.

Leave a Reply

%d bloggers like this: