Home / Politika / PD: Tahiri, në Kapshticë e Qafë Botë me automjetin “e shitur”

PD: Tahiri, në Kapshticë e Qafë Botë me automjetin “e shitur”

Partia Demokratike, përmes Enkelejd Alibeaj ka akuzuar ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri se, 1 vit pasi deklaron se e ka shitur makinën, është shfaqur në timonin e saj në pikën kufitare të Kapshticës.

“Ndërsa më herët, më 16 gusht, Tahiri dhe “AA 003 GB” shfaqen në pikën kufitare të Qafë Botës”, ka thënë Alibeaj duke iu referuar dokumenteve të sistemit TIMS.

“Këto janë faktet. Tahiri nuk e ka shitur makinën, ajo është pronë e tij dhe përdoret për trafikun e drogës. Ky mashtrim publik vërteton edhe njëherë përfshirjen e Tahirit në trafikun e drogës, madje drejtimin e tij, sepse garancia e Tahirit është imunitet për trafikantët”, ka thënë Alibeaj.

Duke theksuar se, ministri i Brendshëm është i zhytur në krim, ai ka nënvizuar se varianti i tij për shitjen e makinës është një shkelje e rëndë.

“Si rregull, prokuroria duhet të kishte nisur menjëherë marrjen nën përgjegjësi penale të ministrit të Brendshëm. Në këtë rast nuk ka as nevojë për hetime të thella, duke qenë se deklarata është bërë nga vetë ministri i Brendshëm”, ka thënë Alibeaj.

Ai ka përsëritur kërkesën e opozitës se, “Tahiri duhet të largohet menjëherë nga detyra dhe duhet të hetohet deri në fund”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: