Home / Presidenciale / Nishani uron Hollande me rastin e Festës Kombëtare të Francës

Nishani uron Hollande me rastin e Festës Kombëtare të Francës

Presidential_Palace_of_Tirana_(BLGU_Spring_School_2013)Kreu i Shtetit shqiptar, Bujar Nishani ka uruar sot nëpërmjet një mesazhi, Presidentin francez François Hollande me rastin e Festës Kombëtare të Republikës Franceze.

Duke nënvizuar marrëdhëniet shumë të mira midis Shqipërisë dhe Francës, një vend  partner shumë i rëndësishëm i vendit tonë, Nishani rikonfirmon vullnetin për forcimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumëplanëshe dhe në fusha të interesit reciprok për dy popujt tanë.

”Ne çmojmë lart dhe shprehim mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Francës në procesin euro-integrues në të cilin vendi im është angazhuar, mbështetje që u rikonfirmua edhe së fundmi me marrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian”, deklaron presidenti Nishani në mesazhin e urimit për homologun e tij francez.

Leave a Reply

%d bloggers like this: