Amerika

SHBA, përplasen autobusët; 4 viktima

Dy autobusë, njëri me turistë, tjetri me studentë të huaj, u përplasën në Siatëll të Uashingtonit, në një aksident fatkeq që shkaktoi 4 të vdekur.

Përplasja ndodhi gjatë kalimit në një urë. Katër viktimat ishin që të gjithë studentë të huaj nga kolegji i North Seattle, por nuk dihet ende se çfarë kombësie kishin.

Nga përplasja ka disa të plagosur rëndë.

Kryebashkiaku Ed Murray e përshkroi ngjarjen si një “tragjedi të tmerrshme”. Në aksident u përfshinë edhe dy makina të tjera më të vogla.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button