Home / Arte / Kumbaro: I treguam botës fytyrën e vërtetë kulturore të Shqipërisë

Kumbaro: I treguam botës fytyrën e vërtetë kulturore të Shqipërisë

Ministrja-e-Kultures-Mirela-Kumbaro-në-analizën-300-ditore-të-punës-së-qeverisë-Foto-Agim-Dobi-525x350Në 300 ditë skuadra e kulturës realizoi një punë mjaft të madhe, kundrejt pritshmërive që lëviznin në hapsirën kulturore, ku arritjet më të mëdha ishin ato të realizimit të reformave në art të cilat u hapën rrugë e u dhanë mundësi edhe të rijnëve, dhe vlerave të tyre, transparenca dhe angazhimi i realizimit të rreth 350 projekteve.

Në analizën e 300 ditë qeverisje, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro theksoi se realizuam hapjen e 1200 vëndeve të reja të punës, ndërtimi i qëndrave të edukimit kulturor, pjesmarrja e rreth 300 mijë nxënësve në aktivitetet që u realizuan në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit”.

Gjithashtu, shtoi Kumbaro, ndërtuam dy muzeve kombëtare, administruam trashgimisë kulturore (pastrimi i një pjese mjaft të madhe të mureve antike apo kalave), inventarizimi i monumenteve kulturore, si dhe pjesmarrja në Bienalen e Venecias, që ishte një kartvizitë e shkëlqyer”.

Ministrja veçoi realizimiin e kalendarit artistik Kosovë-Shqipëri, pra bashkimi i bërë realitet si një skenë e përbashkët europiane që i tregoi botës fytyrën e vërtetë të kultures shqiptare”.

Ajo falenderoi ministrin e Financave, i cili  ka mbështetur projektet kulturore edhe në kohë të vështira.

Leave a Reply

%d bloggers like this: