PolitikaPresidenciale

25-vjetori i Bashkimit të Gjermanisë; Nishani uron Presidentin e Gjermanisë, Gauck

Presidenti i Republikes, Bujar Nishani, i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë, Joachim Gauck.

Presidenti Nishani  ne mesazhin e derguar sot  Presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë, Joachim Gauck, shprehet: “I nderuar Zoti President, Me rastin e 25-vjetorit të Ditës së Bashkimit Gjerman, kam kënaqësinë e veçantë që, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, të përcjell urimet më të ngrohta e miqësore për Ju dhe popullin mik gjerman. Kjo ditë e rëndësishme për vendin Tuaj, e cila i hapi rrugën bashkimit të kontinentit tonë dhe vlerave evropiane, si dhe inkurajoi ndryshimet demokratike edhe në vendin tim, më jep gjithashtu mundësinë dhe kënaqësinë që të shpreh edhe njëherë mirënjohjen më të thellë për mbështetjen e qenësishme që Gjermania dhe populli gjerman i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve për zhvillimin ekonomik të vendit, anëtarësimin në NATO, si dhe në kuadrin e procesit të integrimit evropian”.

“Bashkëpunimi i shkëlqyer dhe marrëdhëniet e partneritetit mes dy vendeve tona janë garancia më e mirë për forcimin dhe thellimin e mëtejshëm të tyre, në të gjitha aspektet dhe fushat e bashkëpunimit. Duke ju siguruar për ndjenjat e respektit dhe të miqësisë së popullit shqiptar, Ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, përfundon mesazhi i Presidentit Nishani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button