Home / Bota / Të paktën 10 të vdekur pas daljes nga shinat të një vagoni metroje

Të paktën 10 të vdekur pas daljes nga shinat të një vagoni metroje

te-vdekur-rusi1 Të paktën 10 persona u vranë dhe më shumë se 100 të tjerë u plagosën sot pas daljes nga shinat të një vagoni metroje, një prej katastrofave më të rënda që ka prekur më parë metronë e kryqytetit rus, theksoi zëvendëskryetari i Bashkisë së Moskës, Piotr Birioukov.

”Të paktën 10 persona janë vrarë. Sipas informacioneve, nuk ka pasur fëmijë mes tyre”, deklaroi ai për gazetarët.
”Ka persona të bllokuar. Ata kanë treguar shenja jete dhe specialistët po punojnë aktualisht për nxjerrjen e tyre sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi Piotr Birioukov.

”Incidenti ndodhi në ”linjën blu” të metrosë së Moskës rreth orës lokale 08:30”, theksoi Ministria e Stuatave të Urgjencës në një komunikatë

Leave a Reply

%d bloggers like this: