Home / Kosova / Arrestohet Mikel Qupi për organizimin e tentimvrasjes së Mimoza Kusarit

Arrestohet Mikel Qupi për organizimin e tentimvrasjes së Mimoza Kusarit

kuksariiQupi është punëtor i administratës komunale të Gjakovës, gjegjësisht udhëheqës i Zyrës së vendit në fshatin Bishtazhin. Politikisht, Qupi, thuhet se është pjesë e PSHDK’së, partner në qeverisje i ish Kryetarit Pal Lekaj.

Gazeta Express ka mësuar se i arrestuari për tentimvrasjen e Mimoza Kusarit, është Mikel Qupi, punëtor i Zyrës së vendit, në fshatin Bishtazhin, të komunës së Gjakovës. Gjithashtu, Qupi, është edhe pronar i një pompe të benzinës në ketë fshat.

Sic ka mësuar GE, Qupi është anëtar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës. Kjo parti ka qenë në koalicion të vazhdueshëm me ish Kryetarin e Gjakovës, Pal Lekaj. Mëgjithatë nuk ka asnjë indikacion tjetër që ky organizim të ketë qenë pjesë e ndonjë skenari për të kryer atentat politik ndaj Kryetares aktuale, Mimoza Kusari. Fjalën e fundit për ketë pritet ta thonë organet e drejtësisë.

Në një intervistë të dhënë për emisionin Komiteti, Kusari kishte thënë se ajo nuk e ka asnjë dyshim konkret se cila do të mund të kishte qenë arsyeja për organizimin e vrasjes së saj.

Përndryshe, Qupi konsiderohet si ndërmjetësues për kontraktimin e dy vrasësve me pagesë nga Republika e Shqipërisë. Njëri prej tyre, ishte penduar dhe kishte vendosur që ta raportonte skenarin tek policia e Shqipërisë, e cila ketë informatë e ka ndarë me policinë e Kosovës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: