Home / Politika / Reforma në drejtësi, Xhafaj: I keqardhur për gjuhën e Presidentit

Reforma në drejtësi, Xhafaj: I keqardhur për gjuhën e Presidentit

aaaaaPas kritikave të ardhura nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani në adresë të Komisionit Parlamentar për reformën në drejtësi, i ftuar në “Top Show” ishte Fatmir Xhafaj.

Njeriu kyç i komisionit të reformës iu përgjigj akuzave të kreut të shtetit për mungesë transparence të punës së komisionit, njëanshmëri në ndryshimet e bëra kushtetuese dhe faktit nëse në final kjo reformë do të jetë gjithëpërfshirëse.

Xhafaj tha se është i keqardhur për gjuhën e kreut të shtetit. Puna për reformën në drejtësi është transparente dhe publike, tha Xhafaj. Sipas tij, për 7 muaj Presidenti nuk i dërgoi në komision përfaqësuesit e tij.

“Së pari, jam i keqardhur me gjuhën që përdor Presidenti, me qasjen që ka gjetur, me mënyrën se si i është drejtuar komisionit të posaçëm. Unë e kuptoj që Presidenti i Republikës është kundërshtar politik me mua, ka qenë edhe është për arsye të pozicioneve politike që ka mbajtur dhe pozicioneve politike që mban aktualisht. Ky tashmë është një fakt i njohur, por fakti se ai është në institucionin e Presidentit të Republikës dhe përgjegjësia e tij kushtetuese mbi palët duhet ta bënte Presidentin më të kujdesshëm në këtë artikulim publik. Presidenti i Republikës thotë se është një paraqitje e deformuar, por kush e ka fajin tani pasqyra apo realiteti? Këtë realitet të deformuar, të cilin vetëm po e zbukurove se nuk ke çfarë t’i deformosh më shumë se sa është i deformuar. Presidenti thotë që kjo është e njëanshme dhe këtu ka parasysh që nuk është opozita, por ajo vetëm dy muaj ka që ka ardhur; nuk është faji jonë që i qëndroi larg procesit”, u shpreh Xhafaj.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për reformën në drejtësi tha se drafti për ndryshimet kushtetuese nuk është dokument i Partisë Socialiste, por dokument pune i grupit të ekspertëve, të cilët nuk vijnë nga partitë politike.

Sipas Xhafajt, pjesa e korruptuar e sistemit është duke ushtruar presionin e saj për ta frenuar këtë reformë. Ajo ka si qëllim ta vetpastrojë sistemin siç janë gjyqtarët e korruptuar, madje duke u ndjekur dhe penalisht.

Për sa i përket ndërhyrjes në Kushtetutë, ai tha se do të jetë e njëkohshme dhe për amendamentet kushtetuese që prekin dekriminalizimin dhe amendamentet kushtetuese për reformën në drejtësi. “Amendamentet kushtetuese do të jenë pjesë e një pakete të përbashkët që do të votohet në Parlament”, u shpreh Xhafaj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: