Home / Politika / 71 vjet nga çlirimi, ceremoni përkujtimore në Vlorë

71 vjet nga çlirimi, ceremoni përkujtimore në Vlorë

Është përkujtuar këtë të enjte në Vlorë 71-vjetori i çlirimit të qytetit gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.

Në nder të të rënëve në këtë luftë janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve të qytetit jugor, ku kanë marrë pjesë kryetari i bashkisë, Dritan Leli, prefektja Etjona Hoxha, kryetari i qarakut Sadri Danaj, etj.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku Leli është shprehur se, “duhet t’i kujtojmë çdo vit ata që dhanë jetën për çlirimin e vendit”.

“Është falë tyre që sot jemi të bashkuar si asnjëherë. Ndaj duhet të ruajmë historinë, pasi mbi themelet e saj mund të ndërtojmë të ardhmen”, ka thënë Leli.

Leli është ndalur edhe tek gjendja aktuale e Vlorës, duke theksuar se përkujtimi po bëhet në një ditë kur pjesa më e madhe e qytetit është e mbuluar nga balta.

Ai ka lënë të kuptohet se, keqmenaxhimi i disa drejtorive të caktuara solli përmbytjen e Vlorës në masën 90 për qind të saj, 4 ditë më parë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: