Home / Politika / Portal kundër shpifjeve, qeveria prezanton transparenca.al

Portal kundër shpifjeve, qeveria prezanton transparenca.al

Departamenti i komunikimit në kryeministri ka anoncuar iniciativën më të re nëpërmjet një portali të quajtur transparenca.al.

Endri Fuga, drejtor i komunikimit nëpërmjet një video-mesazhi thotë se nevoja për këtë portal ka lindur pas akuzave të opozitës dhe publikimit të lajmeve të pavërteta në disa portale online. Qeveria thotë ai do të ofrojë informacion të përditshëm për çfarëdolloj akuze.

“Duke marrë shkas nga akuzat e vazhdueshme të PD-së, por dhe disa portale që i ofrojnë publikut informacion të pavërtetë apo të shtrëmbëruar, Këshilli i Ministrave ka ndërmarë një nismë të re. Transparenca.al është portali i ri online ku ne si qeveri do të ofrojmë të gjithë informacionin e nevojshëm për çdo akuzë apo pretendim të ngritur qoftë nga media, qoftë nga opozita. Me shpresën që ky protal do të kthehet në pikë referimi për gazetarët, të cilët do të kenë mundësi të informohen para se të shkruajnë, apo dhe për publikun e gjerë, ne do të fillojmë të publikojmë që sot të gjithë informacionin e nevojshëm që qeveria shqiptare të komunikojë në mënyrë sa më të drejt për drejtë dhe transparente me shqiptarët dhe për shqiptarët”, thotë Endri Fuga.

Leave a Reply

%d bloggers like this: