Home / Politika / Arsyet pse Nasip Naço dha sot dorëheqjen

Arsyet pse Nasip Naço dha sot dorëheqjen

Zbardhet letra e dorëheqjes si ministër Drejtësie i Nasip Naços. Në letrën e shkurtër, Naço e argumenton dorëheqjen e tij me faktin se duhet një bashkëpunim më i madh për reformën në drejtësi.

Letra e plotë:

I nderuar z. Kryeministër,

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm, por duke qenë i bindur se Reforma në Drejtësi dhe përmbushja e një roli më thelbësor të Ministrisë së Drejtësisë në përmirësimin e mirëqeverisjes dhe funksionimit të drejtësisë kërkon një nivel më të lartë të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të të gjithë aktorëve, jap dorëheqjen time si Ministër i Drejtësisë. Duke shpresuar që në çdo rast ky akt të ndihmojë në krijimin e klimës së bashkëpunimit të kërkuar për reformimin e sistemit të drejtësisë, Ju uroj suksese në përmbushjen e obligimeve tuaja si Kryeministër,

Me konsideratë ,

MINISTRI

NASIP NAÇO

Leave a Reply

%d bloggers like this: