Home / Politika / Ylli Manjani propozohet nga kryeministri Rama si ministri i ri i drejtësisë
Ylli Manjani

Ylli Manjani propozohet nga kryeministri Rama si ministri i ri i drejtësisë

Zyra e shtypit e Këshillit të Ministrave ka shpërndarë edhe një njoftim ku bën të ditur se çfarë është biseduar në takimin mes Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të dorëhequr të Drejtësisë, Nasip Naço.

“Kryeministri Edi Rama pranoi sot dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë, zotit Nasip Naço, duke e falënderuar atë për kontributin e dhënë në ekipin qeverisës.

Më pas Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim konsultativ me bashkëkryetarin e “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, Ilir Meta, ku kanë vlerësuar punën e ministrit Naço dhe kanë diskutuar për zëvendësimin e tij.

Duke vlerësuar se kandidatura e Ylli Manjanit është më e përshtatshmja për të çuar më tej punën e nisur në drejtimin e institucionit, Kryeministri ka diskutuar më pas me zotin Manjani përfshirjen e tij në kabinetin qeveritar. Reforma në Drejtësi, përmirësimi i punës në zyrat e hipotekave, rritja e cilësisë së shërbimit në burgje, si edhe ritmi i asistencës teknike të Ministrisë së Drejtësisë në procesin e hartimit të akteve ligjore e nënligjore në funksion të reformave, kanë qenë në fokus të bashkëbisedimit.

Kryeministri e ka falenderuar Ylli Manjanin për gatishmërinë për të kryer me përgjegjshmëri dhe efikasitet detyrën e lartë dhe ka firmosur propozimin për Presidentin e Republikës që të dekretojë emërimin e tij në krye të dikasterit të drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Ministrave.

2 comments

  1. Skandaloze! Duhet ikur nje ore e me pare nga ky vend! Ylli Manjani, minister!…. Tashme duhet edhe Spasrtak Braho te behet kryetar i Gjykates se Larte dhe gjithcka eshte ne rregull!

  2. Nje pleher iken dhe nje pleher tjeter vjen

Leave a Reply

%d bloggers like this: