Kosova

Nis beteja për formimin e institucioneve

nis-beteja-p-euml-r-formimin-e-institucioneve_hdSi asnjëherë më parë në historinë parlamentare të Kosovës nuk ka pasur më shumë paqartësi dhe dilema para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila do të mbahet sot (e enjte) në orën 10:00.

E paqartë mbetet çështja e kryeparlamentarit, pasi PDK-ja dhe koalicioni LDK-AAK-NISMA janë duke insistuar se ky post u takon të dy palëve.

Po ashtu, i paqartë mbetet edhe pozicionimi i grupeve parlamentare në sallën e Kuvendit, edhe pse Kryesia në largim e këtij institucioni ka marrë vendim që deputetët e grupit parlamentar LDK-AAK-NISMA ta zënë vendin e ulëseve në mes të sallës, aty ku më herët ishte grupi parlamentar i PDK-së.

Për shkak të këtyre paqartësive dhe dilemave, përfaqësuesit e partive politike dhe të shoqërisë civile kanë bërë thirrje nga deputetët të përmbahen nga fjalori i dhunshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button