Home / roze / Shakira është 3 muajshe shtatzënë

Shakira është 3 muajshe shtatzënë

shakirashtatzeneNë ceremoninë e mbylljes së Botërorit, Brazil 2014, Shakira u shfaq me një veshje skenike që nuk linte hapësirë për dyshime.

Mediat “Caracol Noticias”, e para, dhe më pas “Fox News Latino”, kanë publikuar lajmin pa pasur dyshime se Shakira është shtatzënë. Shakira, sipas thashethemeve, është në pritje të fëmijës së saj të dytë, pas Milan, që është 1 vjeç e gjysmë. Çifti për momentin nuk e ka përgënjeshtruar dhe as nuk e ka konfirmuar lajmin.

Si një profesioniste e vërtetë, Shakira nuk e ka anuluar pjesëmarrjen në ceremoninë mbyllëse të Botërorit, edhe sepse kjo situatë do të shkaktonte shumë hije dyshime. Ky lajm mbetet për t’u konfirmuar nga Shakira-Pique, një ndër çiftet shumë të përfolura në botën e showbizz-it.

Leave a Reply

%d bloggers like this: