Politika

Rama -Tusk -Konferencë të përbashkët për shtypin

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e KiE-së, Donald Tusk, deklaroi se me mbështetjen e partnerëve evropianë, Shqipëria do arrijë të kalojë reformën në drejtësi, që sipas Ramës, është historike për vendin tonë.

“E kemi të qartë se fjala kyçe është reforma në drejtësi. E kam falenderuar presidentin Tusk për mbështetjen që na jep në këtë reformë Europa dhe SHBA-ja. Kam besim se me këtë mbështetje do të kalojmë një reformë që do të jetë historike për transformimin e sistemit të drejtësisë në vend”, deklaroi Rama.

Në lidhje me krizën e refugjatëve, kreu i qeverisë theksoi se edhe pse Shqipëria nuk është e prekur nga kriza e refugjatëve, qëndrimi i saj është i qartë: ndihma për zbutjen e efekteve të krizës.

“Nuk jemi evropianë vetëm për ditë të mira, por edhe për ditë të këqia. Jemi të vendosur të jemi pjesë e çdo plani për zbutjen e efekteve të kësaj krize”, u shpreh Edi Rama.

Nga ana e tij, presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk e konsideroi Shqipërinë si një partner të besueshëm për Bashkimin Europian dhe, pasi foli fillimisht për sulmet e Parisit dhe klimën pas tyre, nuk ka harruar të thotë diçka edhe për politikën e vendit tonë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button