Opinion

Një replikë me Erjon Braçen

Petrit Ago
Petrit Ago

I dashur miku im Brace!
Vazhdoj te kerkoj nga ju personalisht dhe nga Ministrini i Ekonomise, pse koncensioni i skanerit ne variantin e pare ishte per 15 vjet 187 milion euro dhe ne variantin e negociuar, eshte 210 milion euro. Vetem ketu kam pare qe nga shiu te shkosh ne bresher.

Neqoftese ke ndonje kalkulim tjeter jam gati te ballafaqohen. Na premtuat qe do ti cmontonit koncensionet sapo te vinit ne pushtet. Sinqerisht dua te te pyes, na genjyet apo nuk e njihnit bazen ligjore? Ne te dyja rastet kemi te bejme ose me mashtrim ose me inkompetence totale. Kam studiuar paketen fiskale qe po shqyrtohet. Kemi rritje te taksave direkte apo jo? Ka ndonje studim per taksat galopante qe paguan biznesi prodhues ose i sherbimeve per taksen e nderteses, etj? Ne shume raste keto taksa qe quhen direkte jane shume me te larta per nje biznes se tatimi i fitimit, tatimi i dividentit, etj.

Ka nje problem te madh ne Shqiperi qe jam i sigurt e dini dhe ju. Mungesa e transparences ne shpenzimin e parave te taksapaguesve Shqiptare i ka bere qe njerezit te jene mosbesues. Kjo per shkak edhe te mos shpenzimit te parave per te rritur mireqenien (pagat, pensione, sherbime, investime ne shendetesi, arsim, bujqesi, blegtori , agro-industri, turizem, etj)

Ne buxhetin e vitit 2016, a e keni parashikuar rritjen e te ardhurave qe priten nga lufta kunder informalitetit?

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button