Home / Arte / Libri / 10 gratë më të fuqishme të trillit letrar

10 gratë më të fuqishme të trillit letrar

Nëse mendojmë për gratë që kanë pasur ndikim pozitiv dhe të qëndrueshëm në jetët tona e ndoshta jo vetëm për të fiksuarit e letërsisë, kuptojmë se shumë prej tyre janë të trilluar. Për të gjithë rropamën e mungesës së karaktereve të forta femra në kulturën moderne, fatmirësisht ka disa vasha të pushtetshme dhe energjike që na kanë frymëzuar me fuqinë, vetëzbulimin dhe shkëlqimin e pabesueshëm gjatë viteve. Ju kemi sjellë dhjetë prej tyre, ato që mendojmë se jehojnë më thellë brenda nesh, por falë Zotit ka shumë zonja të tjera të forta në letërsi…

Xhejn Ejr, Xhejn Ejr
Një prej përfaqësimeve më të hershme të një personazhi femëror individualist, të zjarrtë dhe kompleks. Megjithëse vuan shumë, ajo gjithmonë mbështetet te vetja për t’i pasur këmbët në tokë. Ashtu siç ka shkruar edhe China Miéville, “Heroina e Charlotte Bronte-s lartësohet mbi ata përreth saj, moralisht, intelektualisht dhe estetikisht; ajo është krejt e admirueshme dhe imponuese. Kurrë e shtirur, pavarësisht atmosferës së saj gotike, ajo i heq një bisturi lëkurës së përditshmërisë.

Hermione Granger, Saga e“Harry Potter”-it
Në librat e Harry Potter-it, Hermione-a nis si një e gjithëdijshme e padurueshme, lulëzon në një bukuroshe inteligjente që nuk vuan nga të marrët ( përveç Ron-it) dhe përfundon si ngjitësi që mban të gjithë operacionin në këmbë. Durimi dhe inteligjenca absolute ( shto edhe faktin që është e vetmja që ka lexuar Hogwarts: Një histori) i shpëton dy shokët e saj çdo herë dhe është e vetmja nga të tre që nuk thyhet nga krizat. Inteligjenca shpesh përkthehet në fuqi, por vetëm kur ushtrohet nga një dorë e qëndrueshme dhe Hermione-a rastis t’i ketë të dyja si edhe dhembshuri për më tepër. Kjo është lloji i vajzës që na duhet!
Gruaja e Bath-it, rrëfenjat e Canterbury-it
Chaucer –i nuk e kishte në plan ta bënte gruan e Bath-it personazh aq të madh, sa ç’e bëri në të vërtetë. Skicat e hershme tregojnë se roli i saj ishte planifikuar të ishte i vogël dhe më shumë njëpërmasor, por diku nëpër rreshta, Chaucer–i u dashurua me krijimin e tij femëror dhe prologu i saj përfundoi të ishte dyfish më i gjatë sesa rrëfenja e saj. Gruaja e Bath-it është e turpshme dhe epshore – por pas të gjitha anekdotave të pista, ajo ka ngritur argumentin për dominimin femëror dhe për të drejtën e gruas për të pasur kontroll mbi trupin e saj, duke përdorur aftësinë e saj të retorikës njëherazi për të nënvizuar dhe për të sulmuar traditat antifeministe të kohës. Nuk tingëllon edhe aq e dalë mode si për letërsi të shekullit të 14.
Katniss Everdeen, trilogjia “Lojërat e urisë”
Sigurisht Katniss na mërzit deri në fund me llomotitjet dhe ankesat e saj lidhur me djemtë, por çdo vajzë që shtie si ajo meriton një vend në këtë listë. Pa përmendur faktin se ajo i ka mbijetuar jo vetëm njërit po dy prej luftimeve deri në vdekje me 24 njerëz, një prej të cilëve ishte hartuar posaçërisht për ta vrarë ata. Sa për ta përmendur.
Hester Prynne, Letra e Scarlet-ës
Megjithëse Hester Prynne, e cila është dënuar nga fqinjët e saj puritanë se ka një fëmijë jashtë martese, ndonjëherë shihet si viktima, ajo ia del të mbijetojë me dinjitet dhe besim, që mendojmë se e bën atë shumë të pushtetshme. E kanë përshkruar si e para dhe më e rëndësishme protagoniste femër e letërsisë amerikane. Ajo është trupëzimi i kontradiktave të thella: E keqe dhe e bukur, e shenjtë dhe mëkatare, konvencionale dhe radikale. Ajo mund të shihet si përmbushja e letërsisë së Hawthorne–it se çfarë ndodh kur gratë thyejnë kufijtë kulturorë dhe fitojnë pushtet personal.
Éowyn, Trilogjia “Zotëria i Unazave”
Megjithëse romanet e Tolkien–it nuk njihen për protagonistet femërore, kush mund të jetë më e fuqishme se një grua që ka vrarë mbretin magjistar të Angmar–it? Një vashë e zellshme për të mbrojtur bashkëfshatarët, ajo maskohet si burrë për të ndjekur shokët e saj në betejë. Djemtë e këqij duhet të tregojnë kujdes nga deklaratat e llojit “Asnjë burrë i gjallë nuk më vret dot!” , kur janë duke luftuar me zonja.
Lyra Silvertongue, trilogjia “His Dark Materials”
Jo vetëm që është një pjesë instrumentale në një luftë kozmike letrare, e padisiplinuara dhe kokëforta Lyra, e cila është 12 vjeç në fillim të trilogjisë, mund të bëjë diçka që askush tjetër nuk mundet: të lexojë Alethiometrin, që i tregon asaj të vërtetën e së tashmes dhe së ardhmes. Ajo ua fiton zemrat njerëzve që e rrethojnë përmes bindjeve të saj të forta dhe fiton emrin “Gjuha e argjendtë”, pasi përdori mjeshtëritë e saj për të budallallosur ata më të aftët. Në fund të fundit, fjalët janë armët më të fuqishme nga të gjitha.
Janie Crawford, sytë e tyre po shihnin Zotin
Një grua e pavarur, fuqia e Janie-t qëndron tek aftësia e saj për të qëndruar e patundur, pavarësisht se çfarë jeta i hedh përpara dhe duke mbajtur dinjitetin lart. Ajo i sfidon konvencionet se kush duhet të dashurojë kë dhe se çfarë të çon drejt një jete të lumtur, përvojat e çojnë atë në një udhëtim drejt vetërealizimit akut.
Hua Mulan, Balada e Mulanit
Megjithëse mund ta njihni Mulanin më mirë nga filmi i Disney-t, ajo është imagjinuar fillimisht në poemën kineze të shekullit të 6–të “Balada e Mulanit” dhe qysh prej atëherë është interpretuar në forma të ndryshme letrare dhe joletrare. Ndryshe nga versioni i Disney-t, që shfaq që vajzë të re që përpiqet të bëhet ushtar, figura tradicionale është ajo e një vajze të fortë 17-vjeçare, eksperte e arteve marciale dhe e armëve – gjëra që ajo i lë mënjanë, sepse ishte shumë e mençur për të qenë plotësisht e lumtur me jetën e saj si endëse. Ajo shkon në luftë në vend të të atit, fiton kudo dhe kthehet në shtëpi në jetën e saj normale. Jo ndonjë gjë e madhe.
Lisbeth Salander, saga “ Vajza me tatuazh dragoi”
Protagonistja e fuqishme femërore e kohës është gjithashtu një nga gratë më të forta në listë. Një hacker e nivelit botëror me një memorie fotografike, ajo gjithashtu është e mbijetuar nga një fëmijëri abuzimesh, që e bën atë një heroinë të ashpër antisociale me një dell të dhunshëm. E karakterizuar nga shumë si një “ engjëll hakmarrës feminist” brutaliteti i Lisbeth-it nuk ka asgjë për të dëshiruar- por me siguri që ajo e çon punën në fund.

Leave a Reply

%d bloggers like this: