Home / Bota / Amerika / Rezoluta e OKB-së për Sirinë, SHBA: Progres i madh drejt paqes

Rezoluta e OKB-së për Sirinë, SHBA: Progres i madh drejt paqes

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi njëzëri një rezolutë në mbështetje të procesit të paqes për t’i dhënë fund luftës gati pesëvjeçare në Siri.

Gjithësesi mosmarrëveshjet për presidentin Bashar Al Asad mbeten, dhe rezolutat nuk përmend rolin e tij në procesin e tranzicionit.  Sekretari amerikan i shtetit e ka cilësuar planin e OKB, si një gur themeli në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit. Ai tha se tani sirianët do të kishin një zgjidhje reale, mes luftës dhe paqes.

Sipas Kerrit, Asadi e kishte humbur aftësinë për të bashkuar vendin, por kërkesa për largimin e menjëhershme të tij, vetem sa po e zgjaste më shumë luftën.

“Presidenti Asad nuk është më i aftë të bashkojë vendin dhe të garantojë kredibilitet moral për të qeverisur në të ardhmen. Kështu dua t’ju them se nuk është me një çështje ideologjie apo zgjedhjeje, por çështje realiteti, pasi duke konsideruar situatën në terren është thelbësore që populli sirian të dakordohet për të zgjedhur një alternativë qeverisjeje”, tha Kerry.

Vendet perëndimore kanë kërkuar largimin e Asadit, por Rusia dhe Kina këmbëngulën që ky të mos ishte një kusht për bisedimet e paqes. Por edhe pse e pranojnë idenë se lideri sirian mund të jetë pjesë e tranzicionit, perëndimi dhe vendet arabe pretendojnë që në përfundim të tij, Asadi  të tërhiqet.

Ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius tha se ideja e pjesëmarrjes së Asadit në zgjedhje ishte e papranueshme. Sekretari për punët e jashtme në Britani, Philip Hammond mendon se do të jetë e pamundur të garantohet paqja dhe unitetit, nëse ai do të jetë në pushtet.

Por ambasadori sirian në OKB Bashar Jaafari tha se vendet e huaja po tregoheshin kontradiktore duke thënë se do të linin sirianët të vendosnin për fatin e tyre, dhe në të njëjtën kohë duke kërkuar zëvendësimin e Asadit.

Rezoluta e mbështetur nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit, bën thirrje për bisedime të paqes dhe armëpushimin që do të fillonte që në ditët e para të 2016-s. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se një marrëveshje për qeveri teknike, mund tëarrihet brenda 6 muajve.

Gjithsesi palët nuk janë në një mendje lidhur me grupet që do të shpallen si terroristë  e që rrjedhimisht do të përjashtohen nga bisedimet apo armëpushimi.  Sipas planeve, brenda 18 muajve duhet të mbahen zgjedhje nën mbikqyrjen e OKB, dhe populli sirian duhet të vendosë për të ardhmen e vendit.

Sulmet kundër grupeve që konsiderohen terroriste nuk do të preken, çka do të lejojë Rusinë, Francën dhe SHBA, të vazhdojnë fushatën e bombardimeve ajrore kundër ISIS.  Rezoluta kërkon që të gjitha palët të ndërpresin sulmet kundër civilëve. Lufta siriane, gati 5 vjeçare, ka lënë tëvdekur 250 mijë persona, e ka detyruar shpërnguljen e miliona të tjerëve.

Leave a Reply

%d bloggers like this: