Home / Bota / Amerika / Panik në Las Vegas, makina përplaset mbi kalimtarët

Panik në Las Vegas, makina përplaset mbi kalimtarët

Të paktën një person ka humbur jetën dhe 36 të tjerë janë lënduar pasi një makinë u përplas me kalimtarët përballë një hoteli në Las Vegas.

Policia tha se po shqyrton pistën e një përplasjeje të qëllimshme por ka përjashtuar ndërkohë mundësinë e terrorizmit. Shtatë persona janë në gjendje kritike sipas policisë. Shoferja femër u largua nga vendngjarja por u ndalua më pas.

Një vajzë tre vjeçare ndodhej në makinë në momentin e incidentit. “E dimë se ky nuk ishte një akt terrorizmi”, tha shefi i policisë së Las Vegasit, Brett Zimmerman.

“Do të shqyrtojmë pamjet e kamerave të sigurisë për të pasur një ide më të qartë të asaj që ka ndodhur. Aktualisht, ne po hetojmë për mundësinë e një incidenti të qëllimshëm”, tha ai. Sipas policisë, drejtuesja e mjetit po testohet për përdorim alkooli apo droge.

Dëshmitarët thonë se mes të lënduarve ka pasur edhe fëmijë. Zona ku ndodhi aksidenti, u izolua ndërsa policia kryente ekzaminimin e vendngjarjes. Një zëdhënës i policisë së Las Vegasit e cilësoi aksidentin, që ndodhi fare pranë hotelit ku po mbahej spektakli Mis Universe 2015,  një tragjedi të madhe.

Leave a Reply

%d bloggers like this: