Home / Presidenciale / Sulmet në Paris, Hollande-Nishanit: Solidariteti, ndihmë e çmuar në betejën kundër urrejtjes dhe barbarisë

Sulmet në Paris, Hollande-Nishanit: Solidariteti, ndihmë e çmuar në betejën kundër urrejtjes dhe barbarisë

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani mori të hënën një mesazh falenderimi nga Presidenti francez, François Hollande, për ngushëllimet e shprehura për viktimat e atentateve në Paris, më 13 nëntor.

“Zoti President, Jam prekur shumë nga fjalët e mesazhit tuaj ngushëllues që më dërguat pas atentateve të tmerrshme që pllakosën në zi Francën më 13 nëntor. Dëshiroj t’ju falënderoj sinqerisht. Këto sulme të ulëta kanë shkaktuar shumë viktima”, shkruan presidenti Hollande.

“Vrasësit donin të shkatërronin shpirtin e Francës. Ata donin të vrisnin vlerat tona të tolerancës, të paqes dhe të lirisë, vlera nga të cilat ne nuk do të heqim dorë kurrë. Të jini i sigurt që ne nuk do të përkulemi nga tmerri. Në vend që ta lëkundin bindjen tonë, këto akte të ulëta dhe të mjerueshme e kanë forcuar vendosmërinë tonë për të çrrënjosur terrorizmin”, thuhet në mesazhin e Presidentit francez.

“Në këtë periudhë veçanërisht të vështirë, mesazhet e miqësisë dhe të solidaritetit që na kanë ardhur nga i gjithë planeti, ashtu si dhe mesazhi juaj, përbëjnë një ndihmë të çmuar në betejën tonë kundër urrejtjes dhe barbarisë”, përfundon mesazhi i falënderimit të Presidentit Hollande.

Leave a Reply

%d bloggers like this: