Home / Bota / Amerika / Tornadot godasin Shtetet e Bashkuara, 6 të vrarë; dëme e të plagosur

Tornadot godasin Shtetet e Bashkuara, 6 të vrarë; dëme e të plagosur

Një stuhi e cilësuar nga meteorologët si “veçanërisht e rrezikshme” ka goditur jugun dhe perëndimin e Shteteve të Bashkuara, duke vrarë të paktën 6 persona dhe duke plagosur shumë të tjerë në prag të Krishtlindjeve.

Tre persona mbetën të vrarë kur tornadot lëvizën përmes veriut të Misisipit, dy të tjerë në Tenesi dhe një në Arkansas. Autoritetet përgjegjëse kanë paralajmëruar për të paktën 20 tornado të fuqive të ndryshme.

Erërat e forta kanë shkaktuar ndërkohë dëme ndaj shtëpive të shumta. Autoritetet në Misisipi, ku një djalë 7-vjeçar ishte mes viktimave, po kryejnë operacione kërkim-shpëtimi shtëpi më shtëpi pas përfshirjes së shtetit nga disa tornado.

Në një aeroport në veri-perëndim të shtetit avionët u përmbysën dhe u hodhën tej nga erërat e forta, duke plagosur një numër të pacaktuar njerëzish.

“Jam duke parë disa dëme të tmerrshme”, ka deklaruar kryetari i bashkisë së lokalitetit Klarksdejl, Bill Luckett për agjencinë e lajmeve “Associated Press”.

“Fletë metali të ngjitura pas pemëve, avionë të përmbysur, një ndërtesë sapo u prish”, ka thënë Luckett. Ndërkohë, autostrada numër 55 e Misisipit u mbyll në të dyja drejtimet për shkak të rrezikut.

Leave a Reply

%d bloggers like this: