Home / Rajoni / Maqedonia / Partia Uniteti themelon degën partiake në Dibër

Partia Uniteti themelon degën partiake në Dibër

Kanë kaluar disa muaj që kur skenës politike shqiptare në Maqedoni i është bashkëngjitur edhe partia më e re Uniteti, e drejtuar nga Gëzim Ostreni, ish-kuadër i lartë i BDI-së dhe një nga aktorët më emblematikë të UÇK-së që luftoi në Maqedoni.

Menjëherë pas regjistrimit, përfaqësuesit e kësaj partie u zotuan se do i luftojnë anomalitë shoqërore, duke  kritikuar bashkëpartiakët e tyre të deridjeshëm të BDI-së dhe madje duke kërkuar që t’u bllokohet pasuria pushtetarëve të korruptuar të partisë së Ali Ahmetit dhe të VMRO DPMNE-së.

Së fundmi, të mërkurën, Uniteti ka themeluar degën partiake në Dibër, ku kryetari i saj njëzëri është zgjedhur ekonomisti Shkëlqim Xhafa.

Xhafa dhe kryesia e porsazgjedhur e degës së Dibrës janë zotuar se do të angazhohen në realizimin e programit të partisë së tyre dhe në rikthimin e dinjitetit të shqiptarëve.

Nga partia e Ostrenit bëjnë të ditur se do të vazhdojnë me kompletimin e strukturave partiake në të gjitha vendbanimet shqiptare në Maqedoni.

Leave a Reply

%d bloggers like this: