Home / Politika / PD: 50 milionë $ do u heqë Veliaj nga xhepi qytetarëve të Tiranës

PD: 50 milionë $ do u heqë Veliaj nga xhepi qytetarëve të Tiranës

Partia Demokratike, me anë të një deklarate të këshilltarit në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Mateo Spaho, theksoi se “në mungesë totale transparence, Erion Veliaj prezanton rrëmbimthi për të aprovuar në datën 30 dhjetor një dokument që ai e quan buxhet për qytetin e Tiranës, bashkë me 9 projekt-vendime të tjera”.

“Deri më sot, dokumenti i buxhetit është mbajtur në fshehtësi të plotë dhe në 4 ditë kohë tentohet që të aprovohet me forcën e kartonave, por jo me forcën e arsyes. Projekt-buxheti nuk është konsultuar me asnjë grup interesi, qofshin këta qytetarë të Tiranës, pronarë të biznesit të vogël, fermerë, biznesmenë të mëdhenj, operatorë turistikë apo profesionistë të lirë. Pas dy vitesh të vazhdueshme, rritje taksash nga qeveria qendrore dhe rritje çmimi nafte dhe energjie, tani po shfaqet fytyra e vërtetë e taksidarit Erion Veliaj, ndjekës i denjë i idealeve të Edi Ramës. 50 milionë dollarë taksa shtesë për vitin e ri do të kenë surprizë qytetarët e Tiranës me këtë projekt-buxhet”, tha Spaho, i cili shtoi se këto para’ do të merren nga vetë qytetarët.

“Një pjesë e mirë do të merret nga fshatarët e thjeshtë dhe fermerët, të cilët janë në një gjendje ekonomike të vështirë e tashmë do të jenë të dëshpëruar, pasi për çdo hektar tokë bujqësore do të paguajnë 200.000 lekë taksë shtesë. Këto para’ do të vijnë nga biznesi i madh, i cili për një magazinë 2.000 m2 do të paguajë 3.200.000 lekë taksë prone shtesë. Këto masa do të godasin xhepat e qytetarëve që kërkojnë të blejnë një apartament për të krijuar familje, pasi taksa për çdo m2 ndërtesë do kalojë nga 10 euro në 50 euro dhe blerja e një shtëpie prej 100m2 do të thotë t’i japësh 4.000 euro taksë shtesë për Bashkinë e Erion Veliajt! Biznesit do t’i kërkohet veç këtyre taksave t’i japi deri në 370.000 lekë në vit për mirëmbajtjen e shkollave fillore, të cilat Bashkia duhet t’i mirëmbante vetë. Qytetarët do të duhet të paguajnë 120.000 lekë në muaj ose 4000 lekë në ditë nëse duan të parkojnë makinën e tyre në vëndet ku do të vendos Bashkia”, deklaroi Spaho.

Leave a Reply

%d bloggers like this: