Politika

PD-ja denoncon heshtjen e kryeministrit Edi Rama

albana-vokshi-4Partia Demokratike, nëpërmjet deputetes Albana Vokshi, ka denoncuar edhe një herë tjetër heshtjen e Edi Ramës ndaj agresionit fizik në Parlament ndaj deputetit demokrat Gent Strazimiri dhe ndaj të “shkuarës kriminale të deputetit socialist Arben Ndoka”.

“Edi Rama hesht pas agresionit fizik të Gent Strazimirit në Kuvend. Hesht pasi bëhet fjalë për një akt mafioz të organizuar prej tij. Hesht edhe për të shkuarën kriminale të Arben Ndokës që kërcënoi me jetë zëdhënësen e Partisë Demokratike. Mosreagimi i kryeministrit është fyes për çdo grua të këtij vendi. Me urdhër të tij u eliminuan nga lista dy deputete gra për t’i hapur rrugën futjes në Parlament të Ndokës. Vetëm për Edi Ramën asgjë nuk ka ndodhur, ai hesht dhe bën të paditurin”, tha deputetja Vokshi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button