Home / Bota / Reporteri shpërthen në lot, i tmerruar me ato që kishte parë në Gaza (Video)

Reporteri shpërthen në lot, i tmerruar me ato që kishte parë në Gaza (Video)

reporteri-shp-euml-rthen-n-euml-lot-i-tmerruar-me-ato-q-euml-kishte-par-euml-n-euml-gaza-video_hdNjë reporter i Al Jazeera, Wael Dahdouh ka shpërthyer në lotë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë rreth gjendjes në Gaza. Si pasojë, ai ka ndërprerë komunikimin.

Reporteri i Al Jazeera, Wael Dahdouh, në mëngjes kishte vizituar lagjen e varfër Shijaiyah në Gaza, ku gjatë ditës, si pasojë e bombardimeve janë vrarë më shumë se 60 palestinezë.

Ai kishte qenë dëshmitarë i skenave të tmerrshme të civilëve të vdekur, burra të vjetër, gra dhe fëmijë, dhe klithmat e furishme të të mbijetuarve, raporton Telegrafi.

Dhe ndërsa raportin e mëngjesit kishte mundur ta bënte profesionalisht, në raportimin e më vonshëm nuk mundi t’i kontrollojë emocionet.

Ai nuk mundi të vazhdoj së raportuari, me ç’rast u largua nga kuadri i kamerës në heshtje

One comment

  1. Nje terror I vertete dhe kur mendon qe nga mikrofoni I lene hapur ne intervisten e Kerrit, ky I jep te drejte ofensives se Izraelit eshte verete nje cmenduri

Leave a Reply

%d bloggers like this: