Bota

Ministri i jashtëm kinez takon liderin e opozitës siriane

bbbbbMinistri i jashtëm kinez Wang Yi thotë se Kina do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në zgjidhjen politike të krizës siriane dhe është e gatshme për të ofruar më shumë ndihma humanitare. Këto komente erdhën gjatë takimit të tij me Khaled Khoja, president i koalicionit kombëtar sirian, i cili është grupi kryesor opozitar në Siri. Wang Yi vë në dukje shpresën e Kinës për të arritur mirkuptimi dhe besimi të ndërsjelltë mes qeverisë siriane dhe opozitës, në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët.

Nga ana e tij, Khoja thekson se koalicioni kombëtar sirian është i gatshëm të marrë pjesë pa kushte në bisedimet e paqes të ndërmjetësuara nga OKB-ja, duke shtuar se të gjitha çështjet duhet të zgjidhen përmes dialogut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button