Maqedonia

Ahmeti nga Athina: Emri të zgjidhet

aaAthinë, 8 janar-Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, i shoqëruar nga bashkëpartiaket Musa Xhaferri, Fatmir Besimi dhe Artan Grubi po qëndron për vizitë pune në Athinë të Greqisë ku ka realizuar takim  me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, z. Nikos Koxias.

Z. Ahmeti dhe z. Koxias diskutuan për zhvillimet në rajon, marrëdhëniet ndërfqinjësore, integrimin EuroAtlantik të Maqedonisë si dhe çështjen e emrit.

Z. Ahmeti foli për rëndësinë që e ka integrimi i Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian për sigurinë, stabilitetin dhe paqën jo vetëm në vendin por edhe për rajonin, prandaj edhe pret nga Greqia, si një vend i rëndësishëm në Ballkan, që të kontribuoj në këtë drejtim.
Bashkimi Demokratik për Integrim është i gatshëm që të jep kontributin e vet në tejkalimin e pengesës që qëndron para portës së NATOsë dhe BEsë për Maqedoninë.
Kontesti midis Shkupit dhe Athinës duhet të tejkalohet me takime të drejtpërdrejta dhe me dialog të sinqertë dhe konstruktiv midis palëve duke patur parasysh ardhmërinë e rajonit.
Rrethanat politike rajonale dhe globale imponojnë nevojën për veprim të guximshëm dhe vizionar nga elitat politike në vendet e Ballkanit Perendimor, prandaj të gjithë ne duhet të angazhohemi duke patur parasysh këto kohëra historike në të cilat jetojmë dhe veprojmë.
Z. Ahmeti dhe z. Koxias diskutuan për mundësitë konkrete për tejkalim të kontestit shumëvjeçar duke konsideruar kohën para nesh si vendimtare për mbylljen e çështjes së emrit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button