Bota

Kore e Veriut, miting i madh për të festuar provën bërthamore

ddAutoritetet e Koresë së Veriut zhvilluan një miting madhështor dhe shfaqje me fishekzjarre për të kremtuar provën e fundit bërthamore.

Afro 100 mijë veta morën pjesë në mitingun në Sheshin “Kim Il Sung” të Phenianit. Një prej tyre tha: “Shpërthimi i bombës sonë me hidrogjen është pasur nga fishekzjarrët sot… Prova e bombës me hidrogjen është një demonstrim i fuqisë së atdheut tonë dhe gjithashtu tregon qëndrimin tonë të prerë dhe se sa të fortë janë ushtria e populli ynë.”

Teksa Koreja e Veriut kremton, vende të tjera të botës po përpiqen të përcaktojnë çfarë veprimesh duhet të ndërmarrin në përgjigje të provës së fundit bërthamore të Phenianit.

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi zhvilloi biseda telefonike me homologët e tij të Koresë së Jugut, ShBA-së dhe Francës.ddd

Kina ka shprehur qëndrimin e vet zyrtar se do të vazhdojë të jetë e vendosur për zgjidhjen paqësore të problemit bërthamor të Gadishullit Korean dhe u ka bërë thirrje palëve të shmangin acarimin e situatës.

Qeveria e ShBA-së thotë se do të punojë nga afër me Kinën për përcaktimin e një përgjigjeje të përshtatshme për provën bërthamore, që ka mundësi të përfshijë edhe sanksione të mëtejshme ekonomike ndaj Koresë së Veriut

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button