Home / Kosova / Publikohet Indeksi i transparencës në prokurimin publik

Publikohet Indeksi i transparencës në prokurimin publik

publikohet-indeksi-i-transparenc-euml-s-n-euml-prokurimin-publik_hdInstituti Demokratik i Kosovës ka publikuar raportin vjetori për 38 komuna të Kosovës. Raporti vjetor i auditimit për pasqyrat financiare të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm të vitit 2013, nxjerr problemet në departamentin e prokurimit publik.

Mos respektimi i dosjeve të tenderëve nga ana e komunës, pagesat jo të rregullta dhe humbjet financiare për komuna, janë vetëm disa nga problemet që nxjerr Indeksi i transparencës në prokurim publik, i publikuar sot nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Artan Canhasi tha se këto probleme kanë shkaktuar humbje të mëdha të parasë publike.

Zyrtarë të KDI në një konferencë për media, theksuan se përkundër të gjeturave nga ana e auditorit, nuk janë duke u marr parasysh nga institucionet gjyqësore.

“Mos-adresimi i tyre shkakton përsëritjen e shkeljeve të njëjta”, tha Cahasi.

Raporti i KDI rekomandon që kryetarët e komunave të sigurohen që të përgatisin planin e veprimit për adresimin e rekomandimeve dhe të mos lejojnë përsëritjen dhe mos adresimin e rekomandimeve.

Projekti “Indeksi i transparencës në prokurim publik” synon ngritjen e transparencës dhe përgjegjshmërisë përmes mbikëqyrjes së prokurimit publik në nivel lokal.

Leave a Reply

%d bloggers like this: