Amerika

Uji i ndotur në Flint, Guvernatori Snyder kërkon falje

Guvernatori i shtetit të Miçiganit, Rick Snyder gjendet përballë akuzave se ka neglizhuar prej shumë kohësh raportet mbi cilësinë jo të mirë të ujit në qytetin Flint.

Megjithatë, Snyder ka kërkuar falje të gjithë banorëve të qytetit, duke i premtuar se shumë shpejtë problemi i tyre do të regullohet. “Juve, populloit të Flint, dua t’ju kërkoj falje dhe t’ju them se shumë shpejtë do të rregullohet”, deklaroi ai.

Garda Kombëtare ka dërguar trupa shtesë në zonën ku uji rezulton aq i ndotur me plumb saqë nuk mund të përdoret për t’u larë e aq me pak për t’u pirë.

70 anëtarët e Gardës do të ndihmojnë me shpërndarjen e ujit, filtrave dhe pajisjeve testuese për rreth 100 mijë banorë, problemi për të cilët ka qenë akut.

Banorët në Flint kishin kohë që ankoheshin për aromën e çuditshme dhe ngjyrën e ujit që dilte nga çezmat, por pretendimet e tyre kishin rënë në vesh të shurdhër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button