Home / Politika / Nishani-Gentiloni: Reforma në drejtësi, kryefjala; shpresojmë finalizimin me konsensus

Nishani-Gentiloni: Reforma në drejtësi, kryefjala; shpresojmë finalizimin me konsensus

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot ministrin e Jashtëm italian, Paolo Gentiloni, i cili ndodhet në Tiranë në kuadrin e takimit të dytë trepalësh Itali-Shqipëri-Serbi, në nivel të ministrave të jashtëm.

Sipas njoftimit nga Presidenca, Nishani duke u ndalur tek procesi i reformave veçoi reformën në drejtësi, e cila tha ai, mbetet kryefjala. Falë asistencës së Komisionit të Venecias dhe mbështetjes nga vendet partnere, nënvizoi Presidenti, shpresojmë që shumë shpejt kjo reformë do të finalizohet në mënyrë konsensuale dhe do të prodhojë një model që ta shkëpusë njëherë e përgjithmonë vendin nga kultura e pandëshkueshmërisë.

Nishani e siguroi Ministrin e Jashtëm italian për orientimin e qartë e të plotë evropian të Shqipërisë, si dhe për angazhimin e strukturave shtetërore shqiptare në kryerjen e reformave të nevojshme dhe përmbushjen e pesë prioriteteve kryesore, me synim afatshkurtër, hapjen e negociatave të aderimit në BE.

“Projekti evropian është projekti më madhor dhe strategjik i Shqipërisë, por edhe angazhimet dhe përgjegjësitë për përmbushjen e reformave janë tonat”, u shpreh Presidenti Nishani.

Kreu i Shtetit theksoi se reforma në drejtësi mbetet kryefjala dhe falë asistencës së Komisionit të Venecias dhe mbështetjes nga vendet dhe organizatat partnere, shpresojmë që shumë shpejt kjo reformë do të finalizohet në mënyrë konsensuale dhe të prodhojë një model që ta shkëpusë njëherë e përgjithmonë vendin nga kultura e pandëshkueshmërisë.
Presidenti i Republikës së Bujar Nishani priti Ministrin e Jashtëm Italian, Paolo Gentiloni (1)

Lidhur me axhendën dypalëshe të bashkëpunimit, Presidenti i Republikës vlerësoi rolin, bashkëpunimin dhe partneritetin e Italisë, veçanërisht në fushën ekonomike dhe atë kulturore, duke theksuar se falë zhvillimeve dhe potencialeve të të dy vendeve, ka ardhur koha për të dizenjuar platforma konkrete bashkëpunimi.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe bashkëpunimit për përballimin e krizës së krijuar nga flukset e paprecedenta migratore nga vendet në konflikt, si dhe luftës ndaj ISIS-it, terrorizmit ndërkombëtar, luftëtarëve të huaj dhe krimit të organizuar, për të cilat u evidentua vëmendja që palët u kushtojnë, si dhe u theksua nevoja e bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm për veprime parandaluese dhe përballimin e tyre me efikasitet të plotë.

Në kuadrin e zhvillimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Presidenti Nishani theksoi se politika e jashtme e Shqipërisë është një politikë e konsoliduar dhe e konsideron bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë si shtylla kryesore të paqes, sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Nishani evidentoi mbështetjen e dialogut midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, si dhe domosdoshmërinë e zbatimit të plotë të marrëveshjeve të arritura me ndërmjetësinë e Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e SHBA-së.

Leave a Reply

%d bloggers like this: