Kosova

Ahmeti: Thaçi nuk mund të marrë vendime ekzekutive, tani është deputet!

ahmeti-tha-ccedil-i-nuk-mund-t-euml-marr-euml-vendime-ekzekutive-tani-euml-sht-euml-deputet_hdKryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nëpërmjet një postimi në Facebook ka shprehur shqetësimin se si kryeministri Thaçi dhe ministrat e tij, duke pasur parasysh Nenin 72 të Kushtetutës së Kosovës, mund të marrin vendime, kur tanimë ata janë deputetë të certifikuar të Kuvendit të Kosovës.

“Duke qenë i përfshirë në diskutime për shkak të përzgjedhjes së disa asambleistëve të komunës në Kuvend më duhet ta komentoj këtë çështje, sepse po e prek edhe komunën për shkak të çështjes më lartë. Kushtetuta shkruan se Neni “72 [Papajtueshmëria] Deputeti i Kuvendit të Kosovës nuk mund të mbajë ndonjë post ekzekutiv në administratën publike ose në ndonjë ndërmarrje në pronësi publike, dhe as të ushtrojë ndonjë funksion tjetër ekzekutiv, sikurse është përcaktuar me ligj”. Sot e kuptova që Qeveria paska marr disa vendime ekzekutive. Tash, kryeministri dhe disa ministra janë certifikuar dhe betuar si deputetë të Kuvendit të Kosovës. Si është e mundur që një deputet të mbaj post ekzekutiv dhe më me rëndësi të ushtrojë funksion, dhe të marr vendime ekzekutive? Në qoftë se ka zbrazëti ligjore do të duhej të adresohej por tani është mjaft e qartë”(sic) ka shkruar Ahmeti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button