Maqedonia

Autobusi del nga rruga, 26 të plagosur

26 udhëtarë janë plagosur, nga të cilët 5 kanë marrë lëndime të rënda, në aksidentin rrugor që ka ndodhur të martën mbrëma në magjistralen Kumanovë-Kriva Pallank, kur një autobus ka dalë nga rruga.

Burime policore thonë se aksidenti ka ndodhur për shkak se shoferi ka humbur kontrollin e autobusit, çka ka bërë që automjeti të përplaset në pjesën anësore të rrugës.

Personat e lënduar janë dërguar në urgjencën e Kriva Pallankës, ku u është dhënë ndihma mjekësore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button