Home / Kosova / Opozita i kërkon Jahjagës shpalljen e zgjedhjeve

Opozita i kërkon Jahjagës shpalljen e zgjedhjeve

Përfaqësues të partive opozitare kanë konfirmuar për gazetën “Zëri” dërgimin e një letre presidentes, Atifete Jahjaga, nga e cila kërkojnë shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë. E para e shtetit ende nuk i është përgjigjur opozitarëve rreth një kërkese të tillë.

Tri subjektet opozitare, LVV, AAK dhe “Nisma për Kosovën”, i kanë dërguar një letër presidentes së vendit, Atifete Jahjaga, nga e cila kërkojnë shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.

Dërgimin e një letre të tillë të parës së shtetit e ka konfirmuar për gazetën “Zëri”, sekretari i “Nismës”, Bilall Sherifi.

Sherifi ka thënë për gazetën “Zëri” se duke e parë se marrëveshjet kanë rënë dhe se Gjykata Kushtetuese ka vërtetuar shkeljen e Kushtetutës, i kanë kërkuar presidentes që t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme.

“Opozita e bashkuar i ka dërguar presidentes një letër përmes së cilës kërkon nga presidentja të ndërmarrë hapat e nevojshëm që të shpallë zgjedhjet e parakohshme, për shkak se marrëveshjet kanë rënë dhe se Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar shkeljen e Kushtetutës me marrëveshjen për AKS-në. Prandaj, zgjedhjet janë zgjidhja e vetme”, ka thënë Sherifi, sipas të cilit, nëse presidentja fton një takim me këtë rend të ditës, atëherë opozita sigurisht që do t’i përgjigjet ftesës së saj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: