Home / Bota / Rasti i parë i shtatzënisë me ‘Zika’ në Evropë

Rasti i parë i shtatzënisë me ‘Zika’ në Evropë

Spanja ka njoftuar se një grua shtatzënë është diagnostifikuar me virusin Zika, rasti i parë i një shtatzëne të infektuar në Evropë.

Ministri i shëndetësisë ka njoftuar se gruaja është kthyer së voni nga Kolumbia, ku besohet se është infektuar.

Virusi, i cili merret kryesisht nga pickimi i mushkonjave, i cili mendohet se shkakton defekte në lindje, ka shpërthyer në disa shtete amerikane.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila e ka shpallur virusin si emergjencë lokale, ka paralajmëruar se virusi mund të infektojë deri në 4 milionë njerëz.

OBSH ka shfaqur po ashtu shqetësim nga raportet se virusi Zika është transmetuar sekskualisht në Teksas të Shteteve të Bashkuara.

Leave a Reply

%d bloggers like this: