Kosova

Kosova memorandum mirëkuptimi me FBI, në Washington

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë Skender Hyseni do të nënshkruaj sot pasdite një Memorandum Mirëkuptimi me drejtorin e Byrosë Federale të Hetimeve (FBI).

Ky nënshkrim po bëhet në kuadër të vizitave që është duke zhvilluar ministri Hyseni në Washington.

Deri më tani siç edhe thuhet në një komunikatë për media Hyseni ka takuar Marie Richards, zëvendës koordinatore për çështje rajonale e multilaterale në Byronë e Kundër-Terrorizmit, Tom Yazdgerdi, drejtor për Ballkan në Departamentin e Shtetit, Mark Koumans, nga zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare e Departamentit të Homeland Security, si dhe Kongresmenin, Eliot Engel.

Në të gjitha këto takime u trajtuan çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me sigurinë, posaçërisht çështjet e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, krimit të organizuar dhe anëtarësimit të Kosovës në Interpol dhe organizata tjera ndërkombëtare të bashkëpunimit policor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button