Politika

Shqipëria dhe Italia, angazhim parlamentar për nxitjen e bashkëpunimit dypalësh

Takimi-ne-Rome-i-Grupit-Parlamentar-te-Miqesise-Shqiperi-Itali-11-508x350 Shqipëria dhe Italia konfirmojnë angazhimin në nivel parlamentar për nxitjen e bashkëpunimit dypalësh, sidomos në fushën ekonomike.
Ambasada shqiptare në Romë, organizoi në Montecitorio, takimin e parë të Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Itali, një aktivitet i zhvilluar në kuadër të marrjes nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat në BE.
Kryetari i grupit të miqësisë parlamentare italiane, senatori Margiotta, theksoi se Italia i ka qëndruar shumë afër Shqipërisë, nisur nga interesat e përbashkëta në shumë fusha. Sipas senatorit, objektivat kryesorë të këtij grupi janë rritja e investimeve italiane në Shqipëri, vijimi i bashkëpunimit për projektin TAP, etj.
Zv/kryetari i grupit të miqësisë parlamentare shqiptare, deputeti i PS-së, Artan Gaçi, vuri në dukje se shkëmbimet dypalëshe sa vijnë e rriten ndërmjet dy vendeve, shkëmbime të fokusuara, jo vetëm në kapitale, por dhe në lidhjet kulturore.

Takimi ne Rome i Grupit Parlamentar te Miqesise Shqiperi-Itali (2)
Përsa i përket bashkëpunimit ekonomik, deputeti Gaçi nënvizoi angazhimin për promovimin e mëtejshëm të investimeve, ndërsa i konsideroi biznesmenët italianët si investitorë strategjikë, që radhiten të katërt pas Gjermanisë, Austrisë dhe Turqisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button