Home / Bota / Kryeministri Jatseniuk jep dorëheqjen pas shpërbërjes së koalicionit parlamentar

Kryeministri Jatseniuk jep dorëheqjen pas shpërbërjes së koalicionit parlamentar

 Kryeministri ukrainas, Arseni Jatseniuk njoftoi sot dorëheqjen duke dënuar shpërbërjene koalicionit qeveritar në Parlament në mes krizës ekonomike dhe një konflikti të armatosur me separatistët prorusë.Arseni-Iatseniouk2

Dorëheqja e Jatseniuk, shumë e vlerësuar nga perëndimorët, ilustron një ndarje brenda ekipit pro-perëndimor dhe rrezikon të zhysë vendin në një krizë të rëndë politike, përveç vështirësive ekonomike dhe konfliktit të përgjakshëm mes forcave të Kievit dhe separatistëve prorusë.
“Njoftoj dorëheqjen time duke marrë shkas nga shpërbërja e koalicionit  parlamentar, që bllokon iniciativat qeveritare”, deklaroi Jatseniuk duke denoncuar një krim politik dhe moral.
Shpërbërja e koalicionit do të ketë pasoja dramatike për vendin”, paralajmëroi ai.
“Qeveria jonë nuk ka përgjigje për pyetjet, me çfarë do t’i paguajmë nesër pagat, si do të financojmë ushtrinë?” , theksoi ai para deputetëve.
Ai nënvizoi se ligje të rëndësishme nuk do të mund të votohen pas shpërbërjes së koalicionit parlamentar.
“Është e papranueshme të ndryshosh fatin e vendit kundër interesave politikë të ngushtë. Ky është një krim moral dhe politik”, konfirmoi Jatseniuk./

One comment

  1. U nxituat mor djale kur morret rruget e Majdanit … profesoret transatllantike nuk I kishin bere mire llogarite se nuk e njohin vendin dhe popullin tuaj …

Leave a Reply

Your email address will not be published.