Home / Presidenciale / Presidenca: Rama, deklarata të papërgjegjshme. Të tërheqë ofendimet

Presidenca: Rama, deklarata të papërgjegjshme. Të tërheqë ofendimet

Presidenti i Republikës ka dënuar ashpër një deklaratë të bërë në një intervistë televizive nga kryeministri Rama, lidhur me takimin e kreut të shtetit dhe sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, në aeroportin e Rinasit.

Përmes një deklarate për shtyp, presidenti Nishani e ka cilësuar si “të papërgjegjshëm” komentin e kreut të ekzekutivit.

“Kërkesa e Sekretarit Kerry, e përcjellë përmes Ambasadës së SHBA-së në Tiranë për të takuar Presidentin e Republikës gjatë mbërritjes së tij në Shqipëri ishte një nder i veçantë dhe respekt ndaj Institucionit dhe vetë Presidentit Nishani”, thuhet në deklaratë.

Në të i kërkohet kryeministrit të vendit që “të tërheqë menjëherë deklaratën fyese dhe spekulative ndaj Presidentit të Republikës dhe Sekretarit të Shtetit të SHBA-së”.

“Një qëndrim i tillë nuk përfaqëson nderimin dhe mirënjohjen që shqiptarët anembanë botës kanë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit amerikan”, përfundon deklarata.

Leave a Reply

%d bloggers like this: