Home / Politika / Nishani çon “pronat” në Kushtetuese; kreu i shtetit kërkon shfuqizimin

Nishani çon “pronat” në Kushtetuese; kreu i shtetit kërkon shfuqizimin

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka dërguar një kërkesë Gjykatës Kushtetuese, për shfuqizimin e ligjit të pronave.

Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të Presidencës, ku sqarohet se kreu i shtetit e konsideron ligjin në fjalë si të papajtueshëm me Kushtetutën.

“Presidenti Nishani ka kërkuar pezullimin e zbatimit të ligjit “për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, thuhet në njoftimin e publikuar online.

Më herët, Nishani ia ktheu ligjin në fjalë për rishqyrtim Kuvendit të Shqipërisë, me të njëjtat argumente.

Leave a Reply

Your email address will not be published.