Politika

Integrimi evropian, sfida e radhës hapja e negociatave me BE-në

300-dittet-ne-ministrine-e-intergrimit-7foto-Flor-Abazaj1-400x266Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian shihet si një objektiv akoma edhe më i rëndësishëm pas marrjes së statusit të vendit kandidat në qershor.

Për këtë, Ministria e Integrimit Evropian në 300 ditët  para të punës së saj ka intensifikuar  marrëdhëniet me partnerët evropianë, për ti dhënë një tjetër  imazh Shqipërisë. Sot, Shqipëria shihet si një vend i sigurt, me një qasje rajonale që e nxit më shumë bashkëpunimin mes vendeve tona për të ardhmen e përbashkët të Ballkanit Perëndimor.

Në dy tryezat e Dialogut të Nivelit të Lartë të mbajtura në këtë hark kohor, u prezantuan hap pas hapi të gjitha masat konkrete që janë ndërmarrë. Për herë të parë, Shqipëria ka një dokument qeveritar siç është Road-Mapi për 5 prioritetet, i cili lë afate dhe detyra të qarta për të çdo institucion dhe kontributin e tij për procesin e integrimit.

Nga prezantimi i 300 diteve ne Ministrine e Intergrimit Foto Flor Abazaj

Nga prezantimi i 300 diteve ne Ministrine e Intergrimit Foto Flor Abazaj

Për herë të parë qeveria shqiptare do të menaxhojë vetë në mënyrë të pavarur fondet e Bashkimit Evropian. Janë rreth 64 milionë euro, të cilat do të përdoren për zbatimin e 12 projekteve si pjesë e programit IPA-2013, miratimi i së cilit u bë disa javë më parë.

Një punë voluminoze është bërë për Planin Kombëtar të Integrimit Evropian 2014-2020, i cili gjithashtu tashmë është finalizuar. Me anë të tij ofrohet një tablo më e qartë e situatës në të cilin ndodhet Shqipëria dhe e ndërhyrjeve të nevojshme në vijim. Statusi i vendit kandidat ka shëuar momentin e kthesës historike, e cila e vë Shqipërinë përpara një sfide më të vështirë: Hapjen e negociatave për të arritur më pas në antarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

Por cilat janë disa nga arritjet e MIE-s sipas drejtorive :

 Drejtoria për Politikat Sektoriale

Koordinimi i aktivitetit të strukturave të përbashkëta Bashkimi Evropian – Shqipëri.

U iniciua, koordinua dhe finalizua hartimi i Planit Kombëtar të Integrimit Evropian.

U hartua  Raporti i Progresit gjatë periudhës shtator 2013 – prill 2014.

Koordinimi dhe finalizimi i Udhërrëfyesit (Road Map) për 5 prioritetet kyce të rekomanduara nga Komisioni Evropian 2013  .

Pjesëmarrje në grupe pune për hartimin e legjislacionit

Drejtoria e Jetësimit të Prioriteteve dhe Sekretariatit Evropian

Kontribut në organizimin e  Komitetit të Stabilizim Asoccimit si dhe 3 Takimeve të Nivelit të Lartë të cilat i shërbyen paraqitjes së arritjeve të Qeverisë shqiptare tek partnerët evropianë

U mundësua trajnimi në kohë i rreth 300 nëpunësve civilë të cilët janë njohur me metodologjinë për hartimin e Planit Kombëtar të Integrimit Evropian si dhe mënyrën e raportimit për Raportin e Progresit 2014.

Në 300 ditë qasje e  re e marrëdhënieve Qeveri-Shoqëri Civile përmes organizimit të 5 takimeve të gjera me pjesëmarrjen e OSHC-ve, të shtrira në të gjithë vendin

Nga prezantimi i 300 diteve ne Ministrine e Intergrimit Foto Flor Abazaj

Nga prezantimi i 300 diteve ne Ministrine e Intergrimit Foto Flor Abazaj

Drejtoria e monitorimit të projekteve të asistencës së BE-së

U ngrit një strukturë e veçantë për monitorimin e projekteve ndërkufitare.

U koordinua duke respektuar afatet, për problematika të ndryshme në lidhje me zbatimin e projekteve IPA komponenti 1, me ministritë e linjës dhe institucionet përkatëse.

U mundësua forcimi i vazhdueshëm i kapaciteteve

U monitoruan 57 projekte  në zbatim me Malin e Zi, Maqedoninë dhe Greqinë, në bashkëpunim me Sekretariatet e Përbashkëta Teknike.

Drejtoria e Ligjeve te BE-se

Është dhënë mendim për 123 projekt-akte. Nga këto 123 projektakte, 25 kanë pasur përafrim të plote, 76 kanë pasur përafrim të pjesshëm kurse pjesa tjetër kanë qenë të papërafruara.

Forcim të kapaciteteve dhe trajnime të organizuara nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike.

Pjesëmarrja në 25 mbledhje të Komisionit Parlamentar të Integrimit ku ka mbrojtur oponencat ligjore në lidhje me përputhshmërinë e projektakteve të propozuara me legjislacionin evropian.

Me ftesë të inisitucioneve qendrore, u morr pjesë në grupet e punës për hartimin e 10 projektakteve të cilat përafrojne legjislacion evropian

Përkthimi i të paktën 58 dokumentave të rëndësishëm, si Marrëveshje, Rregullore, direktiva etj.

Nga prezantimi i 300 diteve ne Ministrine e Intergrimit Foto Flor Abazaj

Nga prezantimi i 300 diteve ne Ministrine e Intergrimit Foto Flor Abazaj

Drejtoria e Programimit të Asistencës së BE

Me anë të Marrëveshjes së Financimit për Programin Kombëtar 2013, Shqipëria përfiton rreth 64.2 milion Euro dhe do të zbatohen 12 projekte.

Është miratuar dhe pritet të nënshkruhet Marrëveshja e Financimit për Programin Kombëtar IPA 2013. Nga ky program Shqipëria do të përfitojë rreth 17.8 milion Euro për zbatimin e 7 projekteve.

Ka nisur  procesi i programimit të asistencës financiare të BE-së për vitin 2014 dhe pritet të Janë evidentuar fushat prioritare.

U bashkërendua puna me institucionet qendrore shqiptare për hartimin e Dokumentit Strategjik Kombëtar.

Janë adresuar rekomandimet e Komisionit Evropian,

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button