Amerika

Ironia e TIME me Trampin

“Në avion me Donald Trump” i çon lexuesit në brendësi të kopertinës më të fundit të revistës TIME ku jep një mesazh të fortë me 4 mbiemra për Donald Trump: “ngacmues, aktor, prishës festash dhe demagog”.

Ndërsa në kutinë e pestë ku ndodhet fjala “Presidenti i 45-të i SHBA-së” e ka lënë bosh.

Historia është një intervistë ekskluzive nga David Von Drehle në bordin e avionit të Trump.

“Një tubim i Trump i flet njerëzve në një nivel përtej racionalitetit të pastër,” shkruan Von Drehle. “Fjalitë e tij jo gjithnjë kuptohen, por godasin”.

Artikulli thotë se Trump përmirëson fjalimet e tij sepse duke bërë kështu i lejon atij që të marrë e të japë me audiencën, të humbasë veten në moment, duke orkestruar emocionet e tij si një maestro”.

Artikulli tregon me detaje për avionin e tij Boeing 757 që tek rripat prej ari deri tek stili i ushqimit të tij.

“Trump-izmi i ka rrënjët në ankthin se Amerika e ka humbur madhështinë e saj, në kuptimin se Amerika e ka humbur ndikimin e dikurshëm në vendet tjera të botës.

Trump vazhdon të diskutojë mendimet e tij në mbulimet mediatike, duke i vënë nofka rivalëve madje edhe zgjedhjeve të përgjithshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button