Home / Bota / Amerika / Trump: Nëse bëhem President, mbështes torturën ndaj terroristëve

Trump: Nëse bëhem President, mbështes torturën ndaj terroristëve

Kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në Amerikë, Donald Trump, tha se nuk ka hequr dorë nga ideja për ushtrimin e torturës ndaj terroristëve  dhe vrasjes së familjeve të tyre. Këtë deklaratë, e ka rikonfirmuar në një intervistë që ka dhënë për ”Wall Street Journal”.

Donald Trump u kritikua edhe nga vetë kampi i tij për shkak të këtyre deklaratave të publikuara dy ditë më parë, në një debat me kundërshtarët e tij për parapraket republikane.

“Do të vë në dispozicion gjithë fuqinë time ligjore për arrestimin e armiqve terroristë. Jam i vetëdijshëm gjithsesi se SHBA janë të ndërlidhura nga ligje dhe traktate dhe nuk do të kërkoja nga ana e ushtrisë ose e zyrtarëve të tjerë të shkelnin ligjin. Është e qartë se në rolin e presidentit, jam i rrethuar nga ligjet në mënyrë krejt të qartë si të gjithë shtetasit amerikanë dhe do të marr përsipër këto përgjegjësi ”, shprehet kandidati për President në SHBA.

One comment

  1. Para zgjedhejeve shume po premtohet.

Leave a Reply

%d bloggers like this: