Home / Bota / Amerika / Obama kundër Francës dhe Britanisë

Obama kundër Francës dhe Britanisë

Presidenti i SHBA Barack Obama është “hakërryer” ndaj dy aleatëve të tij, Francës dhe Britanisë së Madhe, duke thënë se tërhoqën SHBA-në në luftera sektare.

Ai akuzon dy shtetet europiane se tërhoqën SHBA-në në një luftë të kotë, si ajo e Libisë në vitin 2011.

“Jam shumë i nxehur me disa prej aleatëve tanë në Europë dhe në Gjirin Persik që na kanë tërhequr në luftëra mes sekteve”, akuzon Obama.

Në listën e vendeve të akuzuara janë Franca, Britania e Madhe dhe Arabia Saudite.

Obama bën përgjegjës David Cameron dhe Nicolas Sarkozy për amullinë që u krijua në Libi dhe thotë se mmbështetja nga NATO ishte një gabim i rëndë.

“Zakoni i këtyre vendeve në 10 vitet e fundit ka qenë që të na shtyjnë të futemi në luftë, por më pas kur bëhet fjalë për aksion, tërhiqen”, tha Obama.

Leave a Reply

%d bloggers like this: