Home / Politika / Golemi dhe Rubiku, në protesta kundër ndarjes, duan referendum

Golemi dhe Rubiku, në protesta kundër ndarjes, duan referendum

Shtohen zërat kundër hartës së re dhe nga Kashari dhe Bradasheshi

Apeli – I bëjmë thirrje qeverisë që ta ndalin këtë variant, të mos e miratojnë, të pyesin popullin, e më pas të veprojë sipas vullnetit dhe dëshirës së popullit

Kashari – Kreu i Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia, shprehet se kjo njësi duhet të jetë më vete dhe jo si pjesë e Bashkisë së Tiranës

Ishëm – Drejtuesi i Komunës së Ishmit është deklaruar publikisht kundër ndarjes së re, duke mos pranuar bashkimin me Durrësin

Referendumi – Në protestat që po realizohen po hidhet edhe ideja e kryerjes së një referendumi ku banorët duhet të shprehen për hartën e re

harta territorialeMe afrimin e datës së votimit në Parlament për hartën e re nxehet edhe më shumë situata nëpër zonat e Shqipërisë që kontestojnë ndarjen e re territoriale-administrative me 61 bashki. Protestat përfshijnë kështu qytetin e Rubikut, zonat e Golemit dhe të Bradasheshit. Në protestën e bërë, banorët e Komunës së Bradasheshit kanë bërë të ditur se janë kundër ndarjes së re, pra bashkimit me Elbasanit, duke kërkuar një njësi më vete vendore. Komuna e Bradasheshit, në Rrethin e Elbasanit, së bashku me komunat Papër, Gracen dhe Funar, do të kërkojnë referendum, nëse miratohet ndarja e re administrative. Kryetari i Komunës, Sabri Sollaku, propozoi të krijohet një njësi e re me emrin bashkia e Bradasheshit. “Ne i bëjmë thirrje edhe një herë Parlamentit shqiptar, që është në prag të miratimit të variantit qeveritar për ndarjen e re administrativo-territoriale, që ta ndalin këtë variant, të mos e miratojnë, të pyesin popullin, e më pas të veprojë sipas vullnetit dhe dëshirës së popullit”, deklaroi Sollaku. Ata bëjnë të ditur se do të dalin edhe në protestë për të bllokuar rrugën nacionale, Tiranë-Elbasan. Banorët e Komunës së Golemit të Rrethit të Kavajës, protestuan dje pasdite ndaj hartës së re territoriale. Kështu,

17 kryepleqtë të 17 fshatrave të Golemit u shprehën kundër bashkimit me Kavajën. Sipas tyre, Golemi me 30 mijë banorë nuk mund të shkrihet, pasi plotësojnë kriteret për njësi vendore më vete. Gjithashtu ata janë kundër bashkimit me Durrësin apo Kavajën. Banorë veç prostestave, kërcënojnë dhe me mosmarrjen pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Kashari

ELBASAN-PROTESTA_4Komuna e Kasharit refuzon bashkimin me Tiranën, duke kërkuar të jetë një njësi më vete, së cilës mund t’i bashkohen edhe komuna të tjera. Qëndrimi ka ardhur unanimisht nga këshilltarët e majtë e të djathtë të komunës, banorët e zonës dhe është artikuluar nga kryetari, Besnik Fuçia. “Komuna e Kasharit të mbetet njësi administrative më vete pas i plotëson të gjitha kriteret ligjore për të qenë e tillë. Kanë lënë të hapur edhe variantin tjetër që Komuna e Kasharit mund të jetë komunë qendër, që do të thotë se kësaj komune mund t’i bashkohen edhe pjesë të tjera të komunave të cilat janë më të vogla”, – tha Fuçia për “Top Channel”. Refuzimi sipas kryekomunarit bazohet mbi këto arsye: “Vetë pozicionimi gjeografik që ka Kashari bashkë me zonat e tjera që janë rreth e rrotull, kam parasysh kulturën dhe traditën e këtyre zonave, kam parasysh kufijtë administrativë, numrin e bizneseve që ka komuna”.

Rubiku dhe Lidhja

Një takim kundër hartës së re u organizua dhe në Rubik, të cilët kërkuan një njësi më vete territoriale. Ndërkohë po tentohet të krijohet një lëvizje e re si “Lidhja e Veriut”, e cila synon krijimin e një lidhje politike, që të bashkojë politikanët e të gjitha partive të Pukës, Mirditës, Shkodrës, Dibrës dhe Kukësit. Në apelin e drejtuar nga “Lidhja e Veriut” kërkohet që të realizohet rishikimi i ndarjes së re administrativo-territoriale, si dhe dalja me një listë të përbashkët në zgjedhjet lokale dhe parlamentare. Kjo lëvizje drejtohet nga Eduart Ndocaj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: